
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në emisionin Click Plus tha se Në fund të qershorit, mbase, do fillojë ndërtimi i Korridorit 8. Sipas tij ky është një investimet i përmasave të jashtëzakonshme së bashku me Korridorin 8, pasi lidh dy dete dhe dy kontinente.
“Në fund të qershorit, mbase, do fillojë ndërtimi i Korridorit 8, Tetovë- Zajaz dhe pjesa e korridorit 10 Prilep-Manastir. Një projekt kolosal, një vepër e jashtëzakonshme që lidh dy dete, që lidh dhe dy kontinente. Autostrada Kërçovë-Ohër ka pasur një projekt të gabuar, prandaj ka pasur vonesa”- tha Ahmeti.