
Ali Ahmeti tha se këtë verë do të vendosen themelet e korridorit tetë. Ai i bëri thirrje të gjithë faktorëve në vend, institucioneve, medieve, gjyqësorit, organizatave joqeveritare që të luftohet korrupsioni.
“T’i hapim front korrupsionit, dhe ta ç’rrënjosim jo me llafe, propagandë e shpifje, por me denoncime konkrete jo gjueti shtrigash. Komuniteti ndërkombëtar dhe gjithë partitë politike në vend i porosisë se tek BDI-jë do të vazhdoni ta keni partnerin besnik të fjalës dhe të veprave, të idealeve dhe të vlerave,m frontmen në betejat”, tha Ali Ahmeti.
Ai tha se 20 vjetori i BDI-së, i dedikohet rinisë.