Instituti i Shëndetit Publik informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.124 testime për Covid-19 dhe janë regjistruar 72 raste të reja.
Shkup – 53, Manastir – 8, Tetovë, Ohër dhe Berovë nga 2, Kumanovë, Prilep, Shtip, Koçan dhe Gjevgjeli nga 1 secili.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (72), janë regjistruar 20 riinfeksione.
Janë regjistruar 54 pacientë të shëruar nga: Shkupi – 34, Shtipi – 5, Ohri – 4, Manastiri dhe Berova nga 3, Kumanova, Kavadari, Gostivari, Strumica dhe Negotina nga 1.
Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit.
Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar edhe dy persona të vdekur: Një nga Ohri (82 vjeçar) dhe një nga Velesi (74 vjeçar).
Një person ka ndërruar jetë në shtëpi dhe një në spital.
Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën 24 Maj -28 Maj 2022.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.058.297 testime të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.157, numri i të shëruarve është 302.344, numri i të vdekurve është 9.309 dhe numri i rasteve aktive është 504.