
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri dhe kreu i komunës së Strugës, Ramiz Merko, sot mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Ahmeti thotë se është mirënjohës ndaj kontributit të Nishanit për mirëqenien mbarëkombëtare.
“Në Presidencën e Republikës së Shqipërisë me nderime të mëdha i dhamë sot lamtumirën e fundit, ish presidentit Bujar Nishani. Çdo homazh i realizuar nga personalitete dhe qytetarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është dëshmi e mirënjohjes ndaj personalitetit të tij që kontriboi sinqerisht në çështjet e mirëqenies dhe bashkëpunimit mbarëkombëtar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty miku im!”, shkruan Ahmeti.