Pentagoni bëri të ditur sot se SHBA do t’i dërgojë Ukrainës katër sisteme dhe municione raketore të sofistikuara me rreze të mesme veprimi për të penguar përparimin rus në rajonin e Donbasit.
“Do të duhen të paktën tre javë për të futur armët precize dhe trupat e trajnuara në fushën e betejës” thuhet në deklaratën e Pentagonit.
Sistemet e raketave janë pjesë e paketës prej 700 milionë dollarësh të asistencës së sigurisë për Ukrainën nga SHBA, që përfshin gjithashtu helikopterë, sisteme armësh antitank Javelin, radarë, automjete taktike dhe pjesë këmbimi.
I pyetur nëse armët po vijnë shumë vonë për të bërë një ndryshim, pasi Rusia bën përparim në lindje dhe jug, Colin Kahl, nënsekretari i mbrojtjes për politikën, tha se nuk mendon kështu.
“Është një luftë e ashpër. Ne besojmë se këto aftësi shtesë do të arrijnë në një kornizë kohore që është e rëndësishme dhe do t’u lejojë ukrainasve të synojnë saktësisht llojet e gjërave që u nevojiten për luftën aktuale”, tha Kahl.
Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara po i hedhin bezninë zjarrit duke ndihmuar Ukrainën.