
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme është kapur 86 kilogram drogë e tipit marihuanë, në vlerë të 300 mijë eurove, përcjell TV21. Droga është kapur në Prilep, në një automjet me targa të Ohrit ndërsa është arrestuar 23-vjeçari me iniciale A.G. nga Ohri. Sipas MPB-së droga po vinte nga Shqipëria, kurse si destinacion përfundimtar kishte Greqinë.