Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se lufta në Ukrainë “mund të përfundojë nesër” nëse Rusia vendos t’i japë fund agresionit të saj.
Lajmi u bë i ditur nga BBC, sipas të cilës Blinken është shprehur “Por ne nuk po shohim asnjë shenjë për këtë gjë aktualisht”.
Blinken tha se ka të ngjarë të ketë ende “shumë muaj konflikt” ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj në lindje të Ukrainës.
Ndër të tjera sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se Ukraina i ka dhënë siguri SHBA-së se nuk do t’i përdorë sistemet e armëve të ofruara nga Amerika “kundër rusëve”.
“Ekziston një lidhje e fortë besimi midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe me aleatët e partnerët tanë”, tha Blinken në një konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Administrata Biden ka njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës Sistemet Raketore të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë të prodhuar nga SHBA, të njohur si HIMARS, me municione me një rreze që është më e shkurtër se ajo që kishte kërkuar Ukraina.