Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë pranë dërgimit një sistemi me raketa me rreze të gjatë në Ukrainë, një njohura si MLRS.
Presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas kanë kërkuar më ngulm marrjen e këtyre pajisjeve për tu kundërpërgjigjur ndaj bombardimeve ruse në rajonin lindor të Donbasit.
Por presidenti Joe Biden tha se SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sisteme raketash “që mund të godasin Rusinë”.
Mendohet se një veprim i tillë do të rrezikonte përfshirjen e SHBA-në dhe aleatët e saj të NATO-s në konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën.
Rusia vazhdon të godasë Severodonetsk dhe pjesë të tjera të Donbasit me raketa, tanke dhe sulme ajrore, ndërsa dërgimin e këtyre armëve e sheh si kërcënim, teksa ka thënë se situata mund të përshkallëzohet.
Forcat e Kievit tashmë po përdorin obuset M777 të dorëzuara nga SHBA, të cilat kanë një distancë prej rreth 25 km (16 milje). Por MLRS do t’i lejonte Ukrainës të arrinte objektiva shumë më larg se kaq.