NJERIU E NDRYSHOI JETËN OSE JETA, NJERIUN?
Jeta sot eshtë bër tepër e civilizuar, intelektuale dhe shkencore, kurse tepër pak emocionale dhe sentimentale! Ngjarjet e ndryshme si tërmetet ose luftrat shihen si fenomene natyrore ose shoqërore por pa shum dhimbje dhe ndjenja personale!Subjekti i jetës është njeriu si individ, si personalitet,si pjestar i një gjenerate të caktuar! Ky subjekt aktiv si virtyt të jetës sot e sheh vetëm paranë! Formula për jetën hedonistike është: jeto me plot pasion dhe lëshoj të tjerët të vdesin! Njerëzit jetojnë me standard të lartë, por jo edhe me qetësin shpirtërore, nuk vuajnë nga uria por nga ushqimi i tepërt, nga puna e gojës përmisohet ose keqësohet shëndeti! Qëllimi i jetës ndryshoj, jetohet vetëm për një dashuri,për dashurinë ndaj pasurisë dhe jo ndaj njeriut! Bota pa dashuri bëhet botë e rrejshme! Alternativa për dashurinë është mungesa e urrejtes!
Çdo gjeneratë i ka pikëpamjet e veta dhe shprehit e jetës që dallohen nga gjeneratat e mëparshme, këto dallime janë tepër perceptive! Gjeneratat e sotme energjinë pozitve e harxhojnë për gjëra negative: kanë shumë vizione për jetën por pak aksion, duan shum të kenë por pak të punojnë,kanë diploma por keq gjykojnë,kanë shokë por jo edhe sinqeritet,çelsin e suksesit nuk e kërkojnë në punë,por në mashtrime! Jetohet në një botë të rrejshme ku edhe bukuria natyrore u zëvendësua me bukurinë e botoksit,miqësia e realt u zëvendësua me miqësin virtuale,dasmat e shtëpisë u zëvendësuan me dasmat e megalomanisë! Në mozaikun horizontal të jetës teshat kanë më shumë vlerë se karakteri i personit, fustani i nuses është më me rëndësi se sa vetë nusja,më shumë dhimbje shkakton dëmtimi i veturës se sa dëmtimi i shëndetit,më shumë vëmendje i jepet pamjes të shtëpisë se sa lumturisë familjare! Njeriu nuk jeton i relaksuar sepse vazhdimisht është në pritje për një jete më të mire,por kur bëhet i vetëdijshëm jeta ka kaluar!
-Prof.Muhamet Borova