Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 3 ditët e fundit, konkretisht nga data 27 Maj deri më 29 Maj 2022, janë kryer 2.335 analiza, dhe janë regjistruar 151 raste të reja me Covid-19.
Shkup – 109, Shtip – 9, Manastir dhe Ohër nga 5, Kumanovë, Prilep dhe Veles nga 3, Tetovë dhe Sveti Nikollë nga 2, Kavadar, Gostivar, Strumicë, Kërçovë, Koçan, Strugë, Negotinë, Resnje, Kriva Pallankë dhe Berovë – nga 1.
Nga numri total i pozitivëve (151), janë regjistruar 29 riinfeksione.
Janë regjistruar 194 pacientë të shëruar.
Gjatë 3 ditëve të kaluara, në kushte mjekësore ka vdekur një person nga Prilepi (97 vjeçar).
Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë Covid-19, nga sistemi “Termini im” janë regjistruar edhe dy persona të vdekur nga Shkupi (72 vjeçar) dhe Manastiri (85 vjeçar), njëri ka ndërruar jetë në spital dhe tjetri në shtëpi.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.053.343 testime të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 311.851, numri i të shëruarve është 302.013, numri i të vdekurve është 9.303 dhe numri i rasteve aktive është 535.