Janë bërë 109 vjet që nga Konferenca e Londrës. Kjo konferencë është mbajtur në 1912-1913 dhe njohur ndryshe edhe si “Konferenca e Paqes në Londër”, ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe që ishin Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia.
Këto fuqi u mblodhën në dhjetor 1912, ku kjo konferencë u përpoq të luante rolin e arbitrit ndërmjet fuqive ndërluftuese për çështjen e shpërndarjes së tokave si dhe përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë.
Konferenca filloi punimet në shtator të vitit 1912 në St James’s Palace nën drejtimin e Sir Edëard Grey.Sesionet e tjera të konferencës vazhduan më 16 dhjetor 1912, po u ndërprenë pa ndonjë konkluzion më 23 janar të vitit 1913, përcjell Klankosova.tv.
109 vjet më parë, më 30 maj 1913, konferenca kishte rimarrë punimet dhe nënshkroi Traktatin e Londrës, një marrëveshje sipas së cilës Perandoria Osmane hiqte dorë nga të gjitha territoret në perëndim të kufirit Enos-Midia.
Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morrën një vendim formal për të njohur Shqipërinë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane.
Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia konferenca mori vendime që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 30 përqind e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar.
40 përqind e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së atëhershme të Shqipërisë, në veçanti asokohe Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë.
Gjithashtu, u ngarkua edhe një komision për përcaktimin e kufirit shqiptaro-grek dhe duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që mori konferenca ishte mbi argumente strategjike, ekonomike e politike.
Ky vendim i dhuroi Greqisë Epirin Jugor, një tokë të banuar historikisht nga shqiptarë, por edhe pse morën shumë toka të banuar nga shqiptarë, aleatët ballaknikë mbetën të pakënaqur nga kongresi, dhe menjëherë filluan Luftën e Dytë Ballkanike.