
Ndalimi i Rusisë është misioni i përbashkët i të gjitha vendeve të qytetëruara, tha këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhaylo Podolyak.
“Pse bota i kushton më shumë vëmendje Ukrainës sesa Afrikës apo Lindjes? Një narrativë e tillë promovohet nga agjentët rusë”, shkroi ai në një postim në Twitter.
Lufta e Ukrainës nuk është një konflikt lokal – është çështja se si do të jetë bota nesër, shtoi ai.
Lejimi i Rusisë për të fituar do të “hapte kutinë e Pandorës dhe do ta shtynte njerëzimin drejt epokave të errëta”.
“Çdo autokrat do të ishte në gjendje të provokonte konflikte territoriale, të kapte vendet dhe të shfaroste kombet.
Ndalimi i Rusisë është një mision i të gjitha vendeve të qytetëruara. Ka kohë, por ne duhet të nxitojmë”,-ka thënë Podolyak.