PROMOVIM LIBRASH NË STRUGË

Ne struge me date 21 Maj ne qytetin e poezise ne shtepine e kultures nen udheheqjen Poetes dhe moderatores, Blerona Brahodhe prezentuesit, Kushtrim Etemi, u be promovimi i dy vepravete autorit, Ibrahim Abedini Poeti Strugan), ” Rreke trimerie(Poezidhe “Antologji e Poezies Strugane“! 

Per keto dy krijime folen, Prof. dr, Ejup Ajdini nga Tetova dheProf. Bujar Balliu nga Pogradeci. Te pranishem kishte mikeshadhe miq nga Tirana, Pogradeci, Tetova dhe Struga! Poezi lexuan, Liridona Dauti, Blerona Brao dhe Poetja nga Tirana, ManushaqeTorromani. Gjithashtu ishin prezent, Tv Kaltrina , Gazetarjastrugane, Ilmije Zhaku qe perfaqsonte Tv 21 te Shkupit dhe te tjere…

ProfBujar Balliu

Përshëndetje miq.​

Antologjinë e poezisë strugane  unë e konsideroj adresim përjetimesh për Strugën jo vetëm si vendlindje, por  më gjerë, ashtu si i merr përmasat kjo fjalë: nga vatra deri te planeti. Si e tillë, ajo ka pasurinë ekspresive të një doracaku orientues tej së shkuarës dhe matanë së ardhmes së Strugës. 

Kjo përmbledhje vjen përkushtueshëm prej Ibrahim Abedinit,  prej një poeti me profil të krijuar ndër dekada, si shërbestar për visdashjen e bashkëvendasve të vet.

Janë dhjetra emra të shquar të përfaqësimit poetik shqiptar që kanë zanafillën nga visi i Strugës. Është ky troll që në identitetin dhe modernitetin shqiptar të poeziisë, jo vetëm shpërfaqet atipikisht, por dhe dominon përfaqësueshëm. Antologjia shërben dhe si një përshpirtje e ndjerë pwr  krijues që nuk jetojnë.

​Krejt antologjia është i mbushur me materien poetike të Strugës shqiptare. Një përcaktueshmëri klasike kjo, në raportin vis-njeri për të provuar me krejt materien e vet shkrimore se: visi e fiton provën dhe ngjizjen kulturore e poetike të vetvetes, pashmangshmërisht në saj të historisë që bën njeriu.  

Në këtë libër është në fuqi klithma optimiste për të mos humbur asgjë nga e shkuara poetike e vendlindjes. Është e jehonshme dëshira për të ardhmen e ndritshme. Në këtë mënyrë, sipas poetëve, duke shërbyer dhe kontribuar për vendlindjen, ke fituar provën për gurin peshues të së nesërmes strugane në vorbullën e egër të globalizmit.

Finesa e poezisë së poetëve nga Struga është e lidhur me vlerën autentike e njëkohësisht universale të motiveve të shpallura.

Antologjia në krejt strukturën e vet, ndjek një linjë të fisme idolatrie për atdhesinë. 

E ka mundësuar jo vetëm racionalisht, por edhe konceptualisht drejt, duke ndërtuar emërsinë e kontributorëve struganë,  në shkrimësinë poetike shqipe, të cilët edhe amlin edhe ashtin prej  struganësh, e dëshmojnë duke i dhënë vlerë jo vetëm lokale, por gjithëkombëtare dhe ndërkombëtare. Në këtë aspekt, libri ka vlerë unike dhe të çmueshme për poetikën entitare shqiptare.

Antologjia është ndër të tjera, me vlerën e një doracaku emërdëshmues për inteligjencën dhe studjuesit e letërsisë. 

Në të gjitha faqet e këtij libri, bij e bija të Strugës, bëhen zëra të një polifonie kulturore dhe shkrimore  të lakmueshme nga krahina apo vise të tjera të shqiptarësisë dhe rajonit tonë ballkanik. Është kjo një dëshmi autentike për valencën intelektuale, atë civile dhe sidomos të investimit njerëzor të kësaj zone. 

Libri ofron dëshminë e vet autentike dhe provat vijuese për një gjendje dhe shpirt emancipues që trashëgohet në viset  e buzëliqenit.

Antologjia nuk është një tekst me gravitet lokalist. Përkundrazi, ka peshën specifike të poetikës dhe fjalëthënies  shumënjerëzore. Për këtë arsye, autori i saj, poeti strugan Ibrahim Abedini, e imponon lexuesin të fitojë dijeni dhe njohje më shumë se prej një autori. 

Suksese ju poetë që çoni më tej traditën e bukur poetike shqiptare, zënë fill me shumë mund.në këto vise. 

​​​​BUJAR BALLIU

Prof.dr.Ejup Ajdini:

       Dy botë me një libër

Vështrim për librin ”Rrëke trimërie dhe orteqe dashurie”

Të autorit, Ibrahim Abedini

Pas dymbëdhjetë veprave letrare, Libri me poezi i Ibrahim Abedinit “Rëke trimërie dhe orteqe dashurie” është një përmbledhje poetike që të prek me frymë ndjeshmërie e të thellë përjetuese, si nga bota e ndjenjës kombëtare, po ashtu edhe nga ajo e intimës shpirtërore, por pa u larguar nga mendimi i tij filozofik. Kjo përmbledhje poetike është e ndarë në ndy cikle: “Rrëke trimërie dhe orteqe dashurie” të cilat dallohen që në titull të librit. Ciklet në fjalë dallohen në mes tyre, si nga motivi, ashtu edhe nga temat që trajtojnë, që do të nthotë se, brënda këtij libri kemi dy përmbledhje poetike. Si tërësi, në këtë libër poetik, Ibrahim Abedini i mbetet besnik mënyrës së tij së të shkruarit, ku kemi evoluimin e pjekurisë krijuese, veçmas të atij poetik e që dëshmon për përdorimin e duhur të figurave stilistike, si ato të metaforës, simbolit, krahasimit etj.

Pa dilemë themi se kjo përmbledhje e zgjeruar poetike ekspozon edhe personalitetin individual të poetit dhe botën e tij plotë ndjenja që asnjëherë nuk e lë të qetë, që ka krijuar një botë të trazuar me tërmete e vullkane shpirtërore. Poeti i ndjen thellë padrejtsitë historike dhe marrëzitë e injorancës sonë, që herë pas here i kemi vrarë edhe miqtë tanë që kanë luftuar me mish e me shpirt për të mirën tonë, që si për ironi të fatit, kjo e keqe na përcjell edhe sot. Për këtë dëshmon poezia e parë e këtij libri:

                                 “ Gjeneral Telini”

                                    Kur të shëmbën në Tiranë

                                    Për së dyti Gjeneral të vranë

                                    I gjallë do mbetesh si një portret

                                    Nuk të lë të vdesësh asnjë poet

                                         “Rrëke trimërie dhe orteqe dashurie”, Prishtinë 2020,f,13

Paraqitja me figuracionin e tij stilistik, dëshmon edhe për ndjenjën e hollë satirike që përdor autori, si te poezia, “ Kemi ngecur si kali në batak”, ku përdor edhe frazeologjinë e pasur popullore:

                                   Shani o shqiptarë, vetëm shani

                                   Në fb pilaf, oriz me mish të hani

                                   Veshur, mbërthyer me gjerdane

                                    Franga euro e dollarë të mbani…

                                                               Po aty, f,15

Loja me figuracionin e pilafit, orizit, gjerdanit, frangave eurove e dollarëve janë ca segmente satirike, përmes të cilave kemi edhe shpërthimin shpirtëror të autorit, të cilin e pengon kjo botë e shëmtuar në rrethin dhe kohën kur jeton dhe vepron autori. Me këtë, poeti e ngre zërin dhe kërkon që të ndryshoj ky mentalitet i çoroditur, i cili duhet të orjentohet nga shkenca, kultura e dinjiteti, por jo nga kënaqsitë instiktive dhe pa ideale.

                              Kur të tjerët prodhojnë raketa

                              Ne flasim për shtiza e helmeta

                                                             Po aty

Kjo mënyrë e ntë shkruarit na jep të gjykojmë se kjo poezi qëndron midis tradicionales e asaj bashkohores, pasi poeti nuk e ka lehtë të largohet nga hallet e atdheut dhe të popullit të vet e të kaloj në një kosmopolizëm të pa arsyeshëm. Pikërisht kjo më nyrë e të shkruarit dhe tën shprehurit e vendos poezin e tij në një pozicion sa të veçant aq edhe bashkëkohorë. Ai preokupohet me dëshirën që ndjen, ndjenjën që ia trazon shpirtin, si gëzimi, ashtu edhe trishtimi brënda një kohe të caktuar.

Poezia e Ibrahimit është plotë ngarkesa emocionale dhe me kuptime filozofike, që lidhen ngusht me pezmin shpirtëror të poetit. Kjo vjen vetvetiu, tejet spontane, e qartë, e kulluar sipas sitës së tij kulluese. Ai nuk i lë shum vënd imagjinatës poetike, as fantazisë, e cila e kthen atë në një poezi të nevojshme për kohën tonë. Gjithashtu i ikën poezisë hermetike dhe e adhuron atë kuptimplote. Thjeshtë, kjo e bënë këtë poezi që të lexohet lehtësishtë dhe me kënaqësi, pa ndonjë vështërsi nga lexuesi i denjë, për të arritur në përfundim të ideve, apo të problemeve që trajton dhe shtjellon autori.

Problemet që parashtrohen në këtë vepër, janë tangime të shoqërisë njerëzore, gjë që lidhen edhe me botën e mbrendshme të poetit në fjalë. Ai është shumë dimensional me zgjedhjen e temave. Lidhet drejtpërdrejt me të diturin e të pa diturin, me injorantin e të diturin, të varfërin e të pasurin, me pushtetarët e pa shpirt dhe njeriun e rëndomtë etj.

                                Sot i dituris´ka shtëpi e as para

                                Dallaverxhiu bënë pallë e sefa

                                                            Po aty,f,16

Kjo poezi na shtynë të mendojmë për nxitimin e pa ndërprerë të autorit drejt përkryerjes poetike të këtij autori, i cili tenton të lidh pjesë kohësh të ndryshme dhe secila me pasojat dhe avantazhin e vetë. Një e veçantë tjetër është se autori, afër mureve të vjetruara, , ndërton mure të reja dhe ura bashkimi me plot dashuri, kësisoj, poezinë e orienton në mision poetik, drejt një ndërtimi të bukur. Kur lexon poezinë e tij të duket se ndodhesh në një vështrim ngjyrash ylberore, të cilat të krijojnë emocione dhe përjetime nxitëse, pasi figurat bstilistikore i krijojnë nsharmin stilistik të poezisë dhe ndjesi ntë thellë emocionale, pasi këto figura janë të përdorura në vendin e duhur, të freskëta, ambientale për rrethin dhe kohën e autorit, e mbi të gjitha fuqia e imazhit, ndjenjës dhe emocionit që shkon përtej të zakontës, duke e rradhitur tek emrat më të përveçëm të poezisë së bukur.

Me frymën, me këndvështrimin origjinal dhe me spontanitetin e tij prej poeti, ai nuk egërsohet shumë pas temës, por më tepër i kushton kujdes melodisë së vargut, përmes së cilës ngre nivelin e lartë estetik të poezisë e që dëshmon përvojën artistike në vargun e tij poetik.

                                Ah moj e mjera shqipëri këmish kuqe e mavi

                                Njëri shitur te greku e tjetri zemrën në serbi

                                I shohim trojet e humbura vetëm me dylbi

                                Ose vetëm kënaqemi në fb vetëm me dylbi.

                                                                      Po aty, f,63

Te pjesa e dytë e librit “ Orteqe dashurie” duket një butësi më e theksuar shpirtërore, ku për bazë ka motivin e dashurisë dhe atë përshkrues, veçmas bukuritë e qiellit, liqenit dhe të natyrës në rrethanat e Strugës së bukur. Këtu hasim shumë senzacione të shpirtit poetik, pasi motivi i dashurisë dhe dashuria për strugën me rrethinë, poetin e përcjell përgjatë tërë jetës, ku kemi ndjenjën e plotë të dashurisë, pritje, prekje me çaste magjike, një dëlir që pret të plotësohet zbrastira e jetës, ku përjetësia bëhet imazh i dukshëm i kësaj poezie. Te poezia, “ Ti the”, përjetimet nuk kanë fund:

                                  Tek liqeni ulur ndenje

                                  Puthjet ua fale perëndive

                                  Flokëderdhur ngjyrë gështenje

                                  Ishe përpara e s´u besoja syve

Kur lexon këtë poezi, nuk mundesh të mos hysh në këtë botë dhe të dalësh pa u dehur me këtë ambient të liqenit dhe një dashurie, sa idilike, po aq edhe përmbajtësore. Patjetër që bëhesh pjesë e këtij shpirti poetik. Vetvetiu poezia jo vetëm që të bënë për vete, por të bënë edhe të rrugëtosh nëpër ato lëndina të trazuara nga malli i skajshëm, ndjenja e thellë e lirisë apsolute, tronditja nga vetmia, gjë që na e mundëson vargu poetik i këtij poeti Strugan. Shumë mesazhe që burojnë nga poezia e tij, figurat stilistike dhe me aq estetikë brilante, të dala nga teksti e nënteksti, përcjellin pjekurinë të autorit, plot me ndezje ëndërrash, shumë i emancipuar, plot pasione, me të cilat zbukuron kopshtin e tij magjik, popullon hapsirën e mallit dhe te poezia, “ Zemra dikton” ku dashuria duket si një udhëtim që të çon drejt kopshtit të një dashurie plot magji: 

                                    Është zemra ajo që s´duron

                                    As erë parfumi e trëndafili

                                    Kërkon erë nga shpirti që buron

                                    Dhe jo fjalë që të zë trishtimi

Poetin në fjalë e kemi njohur përmes poezisë së tij dhe sot na u dha rasti që të njihemi edhe për së afërmi, ta njohim edhe si individ dhe kryesisht si poet, dhe si lexues e ndjekim me admirim udhëtimin e tij poetik, brënda ka një shtrirje të strukturuar vargjesh të ngritur në artin poetik e që dëshmon për formulën jetësore të poetit dhe ngritjen e flamurit në krye të detyrimit, jo vetëm atij poeti, por edhe atë kombëtar gjithsesi.

Ky është një udhëtim i vazhdueshëm në kërkim i autorit, si atë historike dhe shpirtërore të kohës së tij. Ai është sa mediativ, po aq edhe personazh lirik, i cili, herë-herë kalon edhe përtej kohës së vet, pasi shpirti i tij nuk kalon lehtë nga idealet e tij jetësore për atdheun dhe dashurinë, ku përcillen përmes trajtave trajta estetike e mjaftë befasuese.

                       Dashuria nuk kërkon të lutur

                       As refren bajat, më do-të dua

                       Në zemër kur ajo është futur

                       E heshtur derdhet si një krua

Këto vargje brilante dhe ky aktn krijues, sa është pjesë e mendimit krijues intelektual, po aq është nrefleksion poetik, si një akt shpërthyes, që krijon temperaturë shpirti dhe nuk mungon thyerja e vargut, që sot është trendë e poezisë moderne.

Poeti qëndron midis ëndërrës dhe zhgjëndrrës, me plot kujtesa për mallin e vendlindjes, familjes, të dashurës, miqve të shumtë, malli për idilën e vendlindjes, lufta me vetminë etj., e cila e freskon lexuesin me tërë atë efekt që ka parë dhe ka krijuar poeti strugan, Ibrahim Abedini. Pastaj, zgjimi i gjendjes emocionale ecën me kujtesën dhe unin e poetit. Kjo zhdërvjelli poetike, këto figura të gjalla e të freskëta, me plot imazhe nga jeta, fuqia poetike dhe thellësia shpirtërore e poezisë nsë nIbrahim Abedinit, vë në lëvizje të vërtetën estetike të kësaj vepre dhe patjetër që lëviz intimen etike dhe estetike të lexuesit, si forca të veçanta të artit poetik. 

Autorit i dëshirojmë shëndet, qetësi shpirtërore dhe suksese të reja në fushën e artit të tij krijues.

                                                                                             Prof,dr, Ejup Adini