Rritja e pagave të profesorëve universitarë është planifikuar në buxhetin e shtatorit, dhe qëndron në ribalancin e buxhetit, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pas shënimit të 65 vjetorit të vënies në punë të hidrosistemit “Vrutok”.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Kovaçevski tha se e ka parë letrën që e kanë dërguar nga profesorët universitar dhe shtoi se kontaktojnë sepse edhe ai është profesor universitar.
“Është e vërtetë që pagat në të gjithë sektorin e arsimit duhet të rriten dhe po të shikohet buxheti po rritet vit pas viti në raport me pagat në arsimin e lartë, por edhe me investimet që bëhen dhe fondet që ndahen për arsim dhe shkencë”, tha Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi disa universitete shtetërore në vend dhe të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se gjendemi në kohën e krizës së madhe ekonomike.
“Unë besoj se do të gjendet një zgjidhje me profesorët, me profesorët universitarë, sepse në buxhet tashmë janë planifikuar mjete për rritjen e pagave”, shtoi Kovaçevski.
Në shënimin e 65 vjetorit të lëshimit në përdorim të hidrosistemit “Vrutok” përveç kryeministrit Kovaçevski morën pjesë ministrat i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani.