Këshilli i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka pranuar marrëveshjen me Qeverinë për rritjen e rrogave për 15%.
Nënkryelari i kësaj sindikate, Tafa Ameti theksoi sot se këshilli është shprehur pro marrëveshjes për rritjen e rrogave për punonjësit në shkolla dhe çerdhet për fëmijë.
“Në bazë të mendimeve të mbledhura prej vet kryetarëve të organizatave sindikale i dhamë pëlqim kryetarit që të nënshkruaj marrëveshjen që është arritur në mes të Minislrisë për Arsim dhe Shkencë përmes mediatorit edhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale lidhur me çerdhet. Faktikisht me nënshkrimin e këtyre dy marrëveshjeve merret edhe qëndrimi i ndërprerjes së grevësn, deklaroi Ameti.
Ai bëri të ditur se punonjësit në çerdhe se mëditjet e grevës do të kompensohen në pagën e muajit maj dhe jo në pagën e prillit siç u paralajmërua ditë më parë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.