Miliarderi amerikan George Soros bëri një parashikim të frikshëm se civilizimi mund të mos mbijetojë pas pushtimit rus të Ukrainës, duke thënë se ai mund të ketë shënuar fillimin e Luftës së Tretë Botërore.
Gjatë fjalimit të tij në një darkë në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, investitori dhe filantropisti tha se lufta e ka tronditur Evropën në thelb.
Ai i kërkoi botës që të përdorë të gjitha burimet për ta për ta përfunduar luftën sa më shpejt duke shtuar mënyra më e mirë dhe ndoshta e vetmja për të ruajtur qytetërimin tonë është të mposhtim Putinin.
Mes të tjerash, Soros deklaroi se zhvillimet e fundit treguan se Europa ka një pozicion më të fortë nga sa mendonte në lidhje me varësinë ndaj gazit rus.
“Putin e ka vendosur gazin në depo në vend që ta eksportonte në Evropë, duke krijuar mungesë. Por Rusisë do t’i mbarojë hapësirat e magazinimit deri në korrik dhe nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të shesë në Evropë, e cila është tregu i saj i vetëm. Unë mendoj se Putini ka qenë shumë i zgjuar në një lloj shantazhi ndaj Evropës, duke kërcënuar se do të ndërpresë gazin, por në fakt rasti i tij është shumë më pak i fortë sesa pretendon”, shpjegoi Soros.
BE-ja po përpiqet të shkurtojë varësinë e saj nga karburantet fosile ruse me dy të tretat deri në fund të vitit. Por përpjekjet për të ndaluar importet ruse janë penguar për shkak të hezitimit nga Gjermania dhe Hungaria.