
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, duke folur në një aktivitet të shoqatës italiane bujqësore Coldiretti, foli për pasojat e mundshme të luftës në Ukrainë.
“Kjo luftë mund të provokojë luftëra të reja, për shkak të asaj që mund të ndodhë në tregje, në sektorët e energjisë dhe ushqimit. Pasiguria ushqimore është një fenomen që, pas pandemisë, është zbuluar se prek 100 milionë njerëz në mbarë botën. Këtij problemi tani i shtohet edhe lufta në Ukrainë, me ndërprerjen e detyrueshme të eksportit të grurit”, tha Di Maio.
“Në disa vende afrikane dieta ditore varet drejtpërdrejt nga buka dhe ushqimi, pikërisht nga paqëndrueshmëria, si pasojë shkakton paqëndrueshmëri politike”, tha ministri i Jashtëm italian.