Mosçelja e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në gjatë presidencës franceze, do të kishte pasoja të rënda.
Kështu është shprehur në Tiranë Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, sipas të cilit Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Bashkimi Europian nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi të dy vendet i kanë përmbushur kushtet. BE ndjen keqardhje për vonesat në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Theksojmë solidaritetin e plotë me qytetarët e dy vendeve. E konsiderojmë këtë dështim si një rrezik i vërtetë për politikën e zgjerimit. E dëmton reputacionin e BE-së, si një aktorë i besueshëm gjeopolitik” – tha Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister.
Sa u përketë paralajmërimeve të qeverisë shqiptare për mundësinë e largimit nga pakoja me Maqedoninë e Veriut për shkak të bllokadës nga Bullgaria, zyrtari evropian tha se për momentin mbetet angazhimi për planin A.
“Jemi të angazhuar për përmbushjen e planit A, por politikanët kanë edhe plan B e C” – u shpreh Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister.
“Pritet të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund të qershorit” – thotë Mekallister.