
STINA HOXHA DHE MELISA HAJREDINI KAMPIONE SHTETI NË ATLETIKË – U16
Sot (21.05.2022), në Shkup, u zhvillua Kampionati Shtetëror në Atletikë, për moshat e reja – U16.
Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga, u paraqit me disa sportistë, në disa diciplina, duke fituar katër medalje, nga të cilat dy medalje ari, një të argjentë dhe një të bronztë.
Me medalje ari u stolis Melisa Hajredini, në hedhjen e shtizës, ndërsa sportistja Stina Hoxha, fitoj dy medalje dhe atë, medalje ari në kërcim së larti dhe medalje argjenti në diciplinën 100m.
Ndërsa me medalje të bronztë u stolis Drini Hajredini, në diciplinën 800m, i cili e kishte edhe debutimin e parë në sportin e Atletikës.
Në diciplinën 4×100, sportistet tona, u radhitën në vendin e 4, në përbërje nga: Melisa Hajredini, Prina Hoxha, Blerina Zendeli dhe Stina Hoxha.
Paraqitje të mirë, kishin edhe Sara Alimi, Arijana Ismaili dhe Abdullah Zhuta.


