SHBA-të kalojnë Kinën për rritje ekonomike, hera e parë që nga viti 1976

Shtetrrethimi i COVID-19 në Kinë ka bërë që rritja ekonomike e vendit të mbetet prapa performancës financiare të SHBA-ve për herë të parë që nga viti 1976.

Një raport i ‘Bloomberg Economics’ thotë se kjo situatë do të çojë në një ndryshim të roleve me pasoja të mundshme politike si në Pekin ashtu edhe në Washington.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë do të rritet me vetëm 2 për qind këtë vit.

Për krahasim, Prodhimi i Brendshëm Bruto i SHBA do të rritet me 2.8 për qind këtë vit, parashikojnë ekspertët sipas publikimit.

Ndërsa Pekini zyrtar po aplikon masa stimuluese fiskale, monetare dhe rregullatore, ndikimi i tyre po zbutet nga politikat ‘COVID Zero’ të Presidentit kinez Xi Jinping.

Ky program kërkon kufizime të rrepta të aktivitetit në rast të shpërthimit të virusit.

Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se po luftojnë për të përballuar inflacionin e lartë, janë ende të nxitura nga punësimet e larta dhe shpenzimet konsumatore.

Sido që të jetë, parashikimi mesatar për rritjen e PBB-së së Kinës në vitin 2022 është ende mbi 4 për qind.

Nëse ekonomistët kanë të drejtë, norma vjetore e rritjes së Kinës këtë vit ka mbetur prapa rivalit të saj për herë të parë që nga viti 1976, pasi Kina doli nga një dekadë e trazuar e Revolucionit Kulturor.

Këto janë të dhënat e analizës dhe krahasimit të dy ekonomive më të fuqishme në botë, të kryera nga Banka Botërore.

I ashtuquajturi Revolucioni Kulturor i viteve 1966-1976 u iniciua nga Mao Tse Tung.

Si rezultat, përfaqësuesit e lartë të shtresës së mesme u shkatërruan, u burgosën, u poshtëruan ose u dëbuan nga rajoni.

Që kur filloi fushata e “reformës dhe hapjes” në fund të viteve ’70, Kina ka arritur ritme më të larta rritjeje dhe PBB-ja e saj për frymë është ende mjaft e gjerë për të mbyllur hendekun me SHBA-të.