Në seancën e sotme të 47-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
“Ndryshimet dhe plotësime e propozuara, me uljen e shpenzimeve joproduktive në emër të solidaritetit me pasojat e krizës aktuale, do të sigurojnë mbrojtje më të madhe të standardit të jetesës së qytetarëve, veçanërisht kategorive sociale, mbështetje financiare për likuiditet të kompanive dhe optimizim të kostove të huamarrjes, mbështetje të politikës monetare dhe krijim të kushteve më të favorshme për arritjen e ritmeve të parashikuara të rritjes ekonomike në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme”, thonë nga Qeveria.
Ndryshe, buxheti i rishikuar duhet të votohet në Kuvend.