
Me votat e këshilltarëve shqiptar, Këshilli i Strugës ka votuar pro iniciativës së prindërve që në Podgorcë të hapen paralelet me mësim në gjuhën shqipe.Pro iniciativës kanë votuar këshilltarët e BDI,Aleancës dhe Besës ndërsa ata të VMRO,LSDM ishin kundër.Nga këshilltarët e opozitës të cilët ishin pro u tha që kjo iniciativë mos ketë fatin e iniciativave të tjera por të marr mbështetjen nga MASH .Edhe në disa raste të tjera Këshilli Strugës ka votuar pro kësaj iniciative por jetësimi ka ngecur herë nga burokracia e shkollës me arsyetimin e mos-ndryshimit të statutit të shkollës “Goce Dellçev” herë me mungesën e vullnetit nga ana e Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë.Ky problem po zvarritet pothuajse prej 20 vjetësh ndërsa fëmijët që mësojnë shqip nga Podgorca detyrohen që mësimin ta ndjekin në Llabunisht ,Oktis apo në qytetin e Strugës.