Rritja më e madhe e indeksit të harxhimeve për jetesë, sipas klasifikimit të departamentit të statistikave të OKB (COICOP) në Maqedoni është regjistruar te ushqimi dhe pijet joalkoolike (19.6%), transport (19.6%) dhe pijet alkoolike, duhan dhe lëndët narkotike (17.5%).
Në krahasim me vitin 2019, konsumi individual këtë vit është rritur për 14%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rritja kumulative e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në përqindje është 19,6%, e njëjta përqindje vlen për transportin, rritjen e pijeve alkoolike, duhanit dhe narkotikëve 17,5, banesave, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve djegëse të tjera – 13%.
Çmimet e mobiljeve, sendeve shtëpiake dhe mirëmbajtjes së amvisërive për këto tre vite janë rritur me 6.2%, shëndetësia me 7%, argëtimi dhe kultura me 7.3%, arsimi me 0.6%, restorantet dhe hotelet me 16.2%, mallrat dhe shërbimet e tjera 9.3%. . Përqindjet janë negative vetëm për veshjet dhe këpucët, me -0,5%, dhe për komunikimet -0,2%.
Klasifikimi i konsumit individual sipas qëllimit (COICOP) u zhvillua nga Divizioni i Statistikave të Kombeve të Bashkuara për të klasifikuar dhe analizuar shpenzimet individuale të familjeve.