Regjistrohen 83 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.430 teste dhe janë regjistruar 83 raste të reja me COVID-19:
• Shkup – 45
• Manastir – 8
• Berovë – 6
• Resnje – 4
• Kumanovë dhe Gostivar – nga 3
• Prilep, Kërçovë, Sveti Nikollë dhe Makedonska Kamenica – nga 2
• Tetovë, Kavadar, Ohër, Shtip, Gjevgjeli dhe Dibër – nga 1

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (83), janë regjistruar 13 riinfeksione.

Janë regjistruar 79 pacientë të shëruar nga:
• Shkup – 37
• Manastir – 15
• Prilep – 7
• Kumanovë, Kavadar dhe Veles – nga 3
• Ohër, Shtip dhe Gjevgjeli – nga 2
• Berovë, Resnje , Kërçovë, Kriva Pallankë dhe Bogdanci – nga 1

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është raportuar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im gjithashtu janë regjistruar, 2 humbje jete nga Shkupi (78 vjeç ) dhe Strumica (62 vjeç ), një person ka humbur jetën në shtëpi dhe një në spital. Personat kanë humbur jetën në periudhën prej 28.04 – 12.05.2022.

Janë bërë 1.430 teste përmes: ISHP-187, QSHP Shkup-62, QSHP Manastir-45, QSHP Prilep-13, QSHP Tetovë-18, QSHP Kumanovë-41, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-1, Spitali Laboratorik Kozle-0, UK Pulmologji me Alergologji -0, SPQ 8 Shtatori-0, Instituti i Mikrobiologjisë-65, Zhan Mitrev (Filipi i II-të) -28, Avicena-28, Biotek-96, Sistina-39, Laboratoria Laor -22 , Sinlab-12, Remedika-19, Plodnost-21, Genea-8, Nikob Lab-92, VFV Medikal -13, Eli Medika Plus-9, Royal Medika-1, Spektra-MM-1, Rapid Lab-4, Zhan Mitrev Strumicë -4, Nova Lab Diagnostika-1, Ramus-10.
ISHP dhe IPSH (test i shpejtë) – gjithsej 590.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.039.981 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 310.942, numri i të shëruarve është 301.114, numri i atyre që humbën jetën është 9.293 dhe numri i rasteve aktive është 535.