Lideri koreano-verior, të shpërndajnë pajisje mjekësore dhe barna pasi që një valë e rasteve me Covid-19 ka përfshirë të gjithë vendin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mbi një milion njerëz tani më janë prekur nga Covid-19, të cilën gjë Pyongyang e cilëson si “një grip të zakonshëm”.
Nga “ky grip”, rreth 50 njerëz kanë vdekur, por që nuk dihet se sa prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kjo pasi që Koreja Veriore ka limituar kapacitetin e testimeve, kështu që vetëm disa raste janë të konfirmuara.
Koreano-veriorët janë më të ekspozuar ndaj virusit, për shkak të numrit të vogël të vaksinave dhe sistemit të varfër shëndetësor të vendit, dhe në ndërkohë qeveria ka dhënë urdhër për izolimin e gjithë vendit.
Mediat shtetërore thanë se Kim udhëhoqi një takim të byrosë kryesore politike këtë vikend ku ai akuzoi zyrtarët e mjekësisë se kanë krijuar ngatërresë në shpërndarjen e pajisjeve mjekësore dhe barnave nga rezerva kombëtare.