Partia maqedonase në pushtet nëpërmjet një kumtese për media thekson se “pasi dështoi ideja destruktive për bllokimin e Kuvendit, VMRO-DPME sërish do të pajtohet se si të bllokohen qytetarët dhe shteti”.
Nga LSDM thonë se partia opozitare është këmbëngulës për të bërë dëm me çdo kusht për të përfituar përfitime personale dhe partiake.
“Qytetarët, mediat dhe të gjithë fytyrat publike njëzëri e dënuan bojkotin e Kuvendit dhe këtë veprim të opozitës, por kjo nuk e ndryshon mendjen e Mickoskit që të braktisë këto strategji katastrofike. Qytetarët nuk duhet të jenë viktima të egoizmit të Mickoskit dhe VMRO-DPME-së”.
“LSDM sërish do t’i mposhtë idetë e reja destruktive të VMRO-DPME-së dhe nuk do të lejojë dëme të reja për ekonominë dhe qytetarët. U bëjmë thirrje që të vijnë në vete dhe të braktisin këtë politikë shkatërrimi, dhune e bllokadash dhe së fundi të paktën një herë të qëndrojnë pas interesave shtetërore”, thonë nga LSDM.