Gjermania është shprehur e gatshme të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, ka thënë të dielën ministrja e saj e Jashtme, Annalena Baerbock, raportoi BBC-ja.
Procesi i anëtarësimit të anëtarëve të rinj në këtë aleancë zakonisht mund të zgjasë deri në një vit, por, sipas Reuters, Annalena Baerbock ka thënë se ministrat që u mblodhën për takimin e NATO-s në Berlin kanë rënë dakord se momenti nuk duhet humbur.
“Gjermania ka përgatitur gjithçka për të bërë një proces të shpejtë ratifikimi”, ka thënë Baerbock para gazetarëve.
Homologia e saj kanadeze, Melanie Joly, ka thënë se shpreson që çdo marrëveshje për vendet që do të bashkohen mund të arrihet brenda javësh.