India po ndalon eksportet e grurit në kohën kur çmimet po rriten në mbarë botën për shkak të luftës së zgjatur të Rusisë kundër Ukrainës.
Drejtori i Përgjithshëm i Tregtisë së Jashtme të Indisë lëshoi një deklaratë që ndalon eksportin e grurit me efekt të menjëhershëm, me përjashtim të rasteve kur letrat kreditore të parevokueshme ishin lëshuar tashmë, ose nëse qeveria e Indisë jep leje eksporti për vendet që mbështeten te gruri për sigurinë ushqimore, raporton CNN të shtunën.
India është prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit, pjesa më e madhe e të cilit konsumohet në vend.
Qeveria përmendi rritjen e çmimeve të grurit dhe nevojën për të mbrojtur sigurinë ushqimore në Indi dhe vendet fqinje të cenueshme, si katalizator për ndryshimin e politikës së saj të eksportit.
Ukraina dhe Rusia së bashku janë përgjegjëse për rreth 14% të prodhimit global të grurit, sipas Gro Intelligence, një firmë analitike e të dhënave bujqësore.
Eksportet e grurit nga rajoni i Detit të Zi kanë rënë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, duke dërguar blerësit globalë që t’i drejtohen Indisë për të lehtësuar mungesën e furnizimit.