Ukraina ka zmbrapsur dhe dërrmuar në fushëbetejë forcat ruse që u përpoqën të kalojnë lumin Donets në Bilohorivka ku mbetën të shkatërruar së paku 58 automjete ushtarake dhe siç flitet rreth 1500 ushtarë rus që ranë në kurthin e ukrainasve.
Një forcë ruse po provonte të kalonte lumin Donets afër Bilohorivka për të rrethuar qytetin Lysychanks në rajonin e Donbas.
Ukrainasit i kishin pritur një lëvizje të tillë duke e llogaritur në njohurinë e tyre të terrenit kishin ditur pikën se ku do të kalonin rusët lumin, që edhe ndodhi me 8 maj.
Inxhinierët rusët kishin ndërtuar urën me pontone nën vëzhgimin e ukrainasve të cilët i lejuan të kalonin në bregun e tyre ku pastaj edhe i dërrmuan keq.
Sipas njoftimeve të ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës artileristët e Brigadës 17 të Tankeve të Ushtrisë së Ukrainës hapën zjarr ndaj rusëve që u thyen keq dhe nuk kishin nga ikin pasi ishte dëmtuar edhe ura me pontone.
Ishte një masakër sipas edhe pamjeve nga sateliti ku shihen mbetjet e automjeteve dhe së paku 7 tankeve ruse.
“Rreth 20 minuta pasi njësiti vëzhgues e konfirmoi se ura e rusëve ishte ngritur, artileria e rëndë hapi zjarr ndaj forcave ruse, e përzien edhe aviacioni ca. Unë isha ende në zonë, nuk kam parë e dëgjuar betejë më të rëndë” ka thënë inxhinieri ukrainas Maxim.
Ky inxhenier ukrainas që pretendon se ishte një prej atyre që ka vëzhguar betejën tregoi edhe fundin e rusëve të ngujuar në anën ukrainase të lumit Donets.
“Pas një ditë beteje, mëngjesi i 9 majit e gjeti urën ruse të shkatërruar. Disa prej forcave ruse, rreth 30 deri 50 automjete ushtarake dhe këmbësori kishin ngelur në anën ukrainase të lumit pa kthim prapa. Provuan të dilnin përmes urës së prishur. Aviacioni ynë nisi bombardimin dhe shkatërruan rusët e mbetur aty. Thashethemet thonë se janë 1500 rus të vdekur. Objektivi i tyre strategjik ishte të kalonin lumin dhe pastaj të rrethonin Lysychansk. Dështuan keq” tha Maxim.
Humbjet e rusëve nga bombardimet është gati e pamundur të llogariten, por vëzhgues deri tani kanë vërejtur në fotografitë se janë 58 automjete ushtarake të shkatërruar me dhjetëra transporterë të këmbësorisë e së paku 7 tanke.