Prof. Muhamet Borova – ENIGMA E SHËNDETIT!

ENIGMA E SHËNDETIT!


Enigma nuk është te jeta, por te shëndeti! Trupi i shëndetshëm është margaritari më i çmuar për njeriun! Çdo njeri i lindur len një gjurmë, dëgjohet zëri i tij, ka ëndrra që për atë janë të vlefshme! Për ti realizuar ato ëndrra i duhet shëndeti, shëndeti është “shërbetori” më i mirë që njeriun e bën të lumtur! Kujdesi për shëndetin, është gjysma e shëndetit! Njeriu i cili kujdeset për shëndetin e tij jetën e bën magjike, biografin e tij e plotëson me momente të lumturisë, shpresat i bëhen më të fuqishme, shpirtin e ka më të freskët! Gjatësia e jetës është e determinuar, nuk mund të shkurtohet as të zgjatet, por cilsia e jetës varet nga vet personi, varet nga sistemi shëndetsor,varet prej mjekëve të përgjegjshëm,që me përkushtim e ushtrojnë detyrën! Në shumë raste mjekimi bëhet më i vështirë se sëmundja, kur mungojnë kushtet adekuate për mjekimi! Jeta nuk është e lehtë,por njeriu është i fuqishëm! Kur njeriu ndihet i shëndetshëm,nuk ndien dhimbje dhe pësim, lumturin e ndien në fytyrën e freskët dhe në trupin vital, kur e humbën e shëndetin gjumin e bën pa ëndra, i lodhur nga mendimet,atëher edhe përqafimi i fuqishëm nuk e relakson! I sëmuri nuk duhet të jetoj me frikën e sëmundjes,por të jetoj me forcën e shpresave dhe besimit, ashtu do ta krijoj jetën e re, me vizione të reja !