
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të rregullt të 44-të ka miratuar Vendimin për përcaktimin e numrit të ditëve mësimore në vitin shkollor 2021/2022 në shkollat e mesme. Me këtë vendim përcaktohet se numri i ditëve mësimore në vitin aktual shkollor në shkollat e mesme është 146 ditë mësimore, përkatësisht nuk ka zgjatje të vitit shkollor.