
Presidenti i SHBA Joe Biden, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe udhëheqës të tjerë të G-7 do të zhvillojnë një takim virtual me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ditën e sotme.
“Kancelari gjerman Olaf Scholz do të jetë mikpritësi i thirrjes dhe Zelenskyy do të marrë pjesë dhe do të raportojë për situatën aktuale”, tha zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann.
Pritet të diskutohen sanksione të mëtejshme ose të paktën një shtrëngim i ndëshkimeve ekonomike të shkaktuara tashmë ndaj Rusisë.
Sipas mediave të huaja, Britania e Madhe njoftoi një ndihmë prej 1.3 miliardë dollarësh si mbështetje ushtarake për Ukrainën.
“Sulmi brutal i Putinit nuk po shkakton vetëm shkatërrime të pallogaritshme në Ukrainë, por po kërcënon gjithashtu paqen dhe sigurinë në të gjithë Europën”-tha Boris Johnson.