Eurodeputeti austriak, themeluesi i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Lukas Mandl theksoi sot se Serbia duhet të njoh shtetin e Kosovës pa vonesa të mëtejme.
Mandl në një postim në Twitter shkruan se kurrë nuk e ka ditur se ka alternativë tjetër për evropianët, në këtë rast Serbinë pos rrugës drejt BE-së.
Sipas tij, është mirë që tash presidenti i Serbisë kujtohet, por sipas tij hapi i parë pas kësaj “përvoje të Damaskut” është njohje e shtetit të Kosovës, pa vonesa të mëtejme.
“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast, Serbinë) në rrugën drejt BE-së. Por mirë nëse (Aleksandar) Vuçiq e kujtoni tani. Hapi i parë pas kësaj ‘përvoje të Damaskut’ duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, shkruan eurodeputeti.