
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Austrisë, z. Georg Woutsas.
Gjatë takimit është shprehur mbështetje e fuqishme e Republikës së Austrisë për perspektivat europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, derisa është përshëndetur dhe dinamika e re e negociatave mes Shkupit dhe Sofjes, për gjetjen e pikës së përbashkët deri në finalizimin e një marrëveshje përfundimtare dhe marrjen e datës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Ahmeti gjithashtu ka falënderuar ambasadorin Woutsas për mbështetjen shumë miqësore që shteti austriak i ofron vendit tonë në të gjitha sferat e mundshme, si vende mike dhe partnere strategjiko-ekonomike dhe se marrëdhëniet dypalëshe mes Shkupit dhe Vjenës duhet të thellohen dhe avancohen edhe më shumë.