
Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, mori edhe 30 ditë paraburgim.
Avokati Aleksandar Trajkovski njoftoi se si garanci për heqjen e paraburgimit, Zeqiri ka ofruar patundshmëri, por garancia është refuzuar nga Gjykata Penale.
Jozyrtarisht vlera ka qenë rreth 280 mijë euro.
Zeqiri ndodhet në paraburgim që nga 9 prilli si i dyshuar në hetimin e hapur nga Prokuroria për luftë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve në lidhjen e kontratës për shërbime konsultative, respektivisht për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për postën shtetërore.