
Ndonëse ende nuk ka vendim definitiv, burime pranë Ministrisë së Arsimit për TV21 thonë se mësimi do të vazhdojë edhe pas 10 qershorit për t’i kompensuar të gjitha ditët e humbura nga greva.
Opsioni tjetër është që të punohen disa të shtune deri në fund të gjysmëvjetorit të dytë dhe ditët e ngelura përsëri pas 10 qershorit, kur nxënësit duhet të lirohen në pushim veror.
Derisa vazhdon pezullimi i grevës në arsim, drejtorët e shkollave ende nuk janë të informuar se si do të veprojnë në lidhje me kompensimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës.
Ndryshe, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri para disa ditësh i tha SAShk-ut që të gjejë zgjidhje për këtë çështje duke i fajësuar për ditët e humbura të mësimit.