Stërvitje ushtarake të NATO-s: Nga Finlanda deri në RMV

„SUIFT RESPONSE – 22“, STËRVITJA MË E MADHE USHTARAKE NË VEND

Dhjetëra mijëra ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s, por edhe nga vende të tjera, gjatë javëve në vijim do të marrin pjesë në shumë stërvitje ushtarake – nga Finlanda deri në Maqedoninë e Veriut.

“Me përdorimin e avionëve, tankseve, artilerisë dhe automjeteve ushtarake të blinduara, do të mbahen stërvitje përgjatë kufirit Estoni – Letoni, në Finlandë, Poloni dhe Maqedoninë e Veriut” – shkruan Asoshieted Press.

Maqedonia e Veriut aktivisht ishte përgatitur për stërvitjen „Sëift Response 22“, që është pjesë e manovrës ushtarake „Defender Europe 22“ dhe njëkohësisht do të realizohet në 5 lokalitete të Evropës. Procesi I planifikimit kishte filluar vitin e kaluar, kurse qëllimi është stërvitja e interoperabilitetit të ushtrive aleate.

„Suift Response – 22“ do të jetë stërvitja më e madhe deri tani e organizuar ushtarake në RMV. Në të do të marrin pjesë mbi 4.000 pjesëtarë të forcave të armatosura të tetë vendeve anëtare të NATO-s.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, poligoni ushtarak në Krivollak ofron kushte shumë të volitshme për manovra dhe zhvillimin e interoperbilitetit midis aleatëve.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në muajin Mars miratoi vendimin për të lejuar hyrjen dhe qëndrimin e forcave të huaja të armatosura në territorin e RMV-së, për shkak të pjesëmarrjes në këtë sëtrvitje ushtarake dhe ka ngarkuar institucionet kompetente që të ndërmarrin masa për hyrje të papenguar të më shumë se 850 automjeteve, numër të caktuar të avionëve, helikopterëve, fluturakeve pa pilot, armatimit, municioneve, pajisjeve dhe mjeteve materialo – teknike.