“Rusia e ka gati planin për të pushtuar Moldavinë”

Mediat ukrainase raportojnë këtë të hënë se liderët rusë e kanë bërë gati planin për të sulmuar së shpejti Moldavinë, në atë që mund të konsiderohet një përsëritje të skenarit Donbas.

Megjithatë, ky informacion nuk do është në përputhje me vlerësimet e inteligjencës perëndimore, sipas të cilave Rusia nuk ka aftësi të mjaftueshme për të përfunduar në mënyrë të sigurt këtë rrugë.
Ditët e fundit, Ukraina ka akuzuar trupat ruse për sulme me raketa dhe kryerjen e operacioneve në Transnistri.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin përmes aktivitetit ushtarak në Moldavi.