Derisa Rusia vazhdon ofanzivën në lindje të Ukrainës, negociatat për ti dhënë fund luftës janë vendosur në pikëpyetje dhe shpresat po zbehen. Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, thotë se është e vështirë të bisedohet për paqe pas pretendimeve për mizori të kryera nga forcat ruse. Forcat ukrainase vazhdojnë përpjekjet për të evakuuar rreth 1000 civilë, të cilët bashkë me 2000 forca tjera ushtarake ukrainase kanë mbetur të bllokuar në Fabrikën e Çelikut Azovstal në Mariupol. Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, tha se Rusia vazhdon me bombardimet “brutale”. Sot raportohet për sulme me mortaja dhe artileri në qytetin e dytë më të madh ukrainas Harkiv, shkruan Alsat.
“Okupatorët po shkatërrojnë qëllimisht infrastrukturën për prodhimin, furnizimin dhe ruajtjen e karburantit. Rusia ka bllokuar edhe portet tona, ndaj nuk ka zgjidhje të menjëhershme për të mbushur deficitin. Por zyrtarët e qeverisë premtojnë se brenda një ose dy javësh, një sistem i Do të sigurohet furnizimi me karburant në Ukrainë që do të jetë në gjendje të parandalojë një deficit. Kjo është një detyrë e vështirë pas sulmit me raketa ruse në rafinerinë Kremenchuk”, tha Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavorov, edhe njëherë i ka bërë thirrje Perëndimit që të mos i ofrojë armë Ukrainës, pasi sipas tij, kjo gjë po bën të “vështirë” që negociatat me Kievin të vazhdojnë.
“Nuk ka nevojë. E di, e di, e di, nuk ka nevojë që dikush të ndihmojë për hapjen e korridoreve humanitare. Ka vetëm një problem, korridoret humanitare të cilat lajmërohen çdo ditë, janë injoruar nga ukrainasit ultra-nacionalist”, tha Sergei Lavrov, Ministër i jashtëm i Rusisë
Ndihmat amerikane për ushtrinë ukrainase vazhdojnë edhe sot. Mediat britanike raportojnë se gjatë ditës pritet mbërritja e dërgesës së parë të dronëve kamikazë “Phoenix Ghost” të cilët janë të aftë të godasin objektivin duke u shkatërruar dhe vetë, e konsiderohen një armë mjaft e vyer në fushëbetejë.