Victor Lustig, mashtruesi më i madh i historisë që shiti dy herë Kullën Eiffel duke u arratisur me paratë

Jemi në Paris në vitet 1920, një farë Victor Lustig (austro-hungarez) vendos të shkojë në kryeqytetin francez për të kërkuar sukses dhe më në fund të shmangë punën. Parisi në ato vite është në bujë të plotë, ka “les années folles”, kabare, shfaqje dhe jetë nate.

Në atë kohë, duke pasur parasysh se ishte periudha e pasluftës botërore, në gazeta flitej shpesh për situatën e Kullës Eifel, kostot e mirëmbajtjes së së cilës ishin shumë të larta dhe rrezikonin vetëm përkeqësimin e gjendjes financiare të qytetit.

Dhe këtu është ideja e mashtruesit tonë të shkëlqyer: të shtiret si punonjës i bashkisë që kishte të drejtën ekskluzive për këtë shitje dhe te negocioje. Ai arrin të gjejë letra false me vulën e Bashkisë së Parisit dhe i dërgon 5 letra pasanikeve më të medhenj në Francë, duke i thirrur për një takim të parë në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit.

telemedia.al

Ai i çon në Kullën Eifel, u ofron atyre ngjitjen dhe vepron si ciceron, por kërkon konfidencialitetin më të madh në lidhje me shitjen për të mos lejuar që njerëzit të kundërshtojnë. Ai u jep atyre kohë për të menduar, por vetëm 24 orë, ai dëshiron t’i kryejë gjërat shpejt pa humbur kohë.

André Poisson bën ofertën më të mirë dhe Viktori pranon dhe merr një çek prej 100 000 frangash të nënshkruar, një shumë kolosale në atë kohë, i cili depozitohet menjëherë në bankë. Po atë mbrëmje mashtruesi merr Orient Express drejt Vjenës.

Kur Poisson kupton se ka qenë viktimë e një mashtrimi, i vjen aq turp sa nuk bën ankesë. Përveç parave, ai nuk donte të humbiste as dinjitetin e tij. Meqenëse nuk kishte padi, Viktori provon sërish vitin e ardhshëm dhe ia del sërish, por këtë herë i mashtruari e denoncon dhe Viktori arratiset pa u kthyer në Francë.

Çfarë ndodh me të? Pas një mijë peripecive të tjera, duke përfshirë një mashtrim jo më pak se kundër te famshmit Al Kapone, Viktori kalon ditet e tij në burg në Amerikë, duke u ndare nga jeta në Alkatraz në 1947.