Një shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin e Afganistanit gjatë lutjeve të të premtes, duke vrarë së paku 10 plagosur 15 sipas zyrtarëve talibanë.
Besmullah Habib, një zëdhënës i ministrisë së brendshme të Talibanëve ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në xhaminë Khalifaa Sahib në Kabul rreth orës 14:00.
Kjo është një xhami sunni në Kabul dhe vjen pas disa sulmeve në xhamitë shiite në Afganistan për të cilat kishte marrë përgjegjësinë organizata terroriste ‘Shteti Islamik i Khorasanit’.
Javën e kaluar 33 myslimanë shiit u vranë nga ‘Shteti Islamik’ në një xhami në qytetin Mazar-i-Sharif gjatë lutjeve të të premtes.
Terroristët e ‘Shtetit Islamik’ kanë shtuar sulmet në Afganistan pas marrjes së pushtetit nga Talibanët, rivalët e tyre fanatik islamik, pas tërheqjes së trupave amerikane vitin e kaluar.