NJË LEKSION PËR SHEKULLIN 21 !
Nëse luftrat bëhen pa shkak, atëher vdesin të pafajshmit! Kur njerëzit e mbajnë kokën ulur, nuk kanë forcë të vendosin! Dy vite me Koronën bota jetonte në frikë, me tolerancë të kufizuar! Tash bota përsëri jeton me frikën psikologjike nga lufta, nga ardhmëria e pasigurt,nga kriza ekonomike, mungesa e energjisë,gazit,naftës, jeton në një varshmëri globale, për gjërat elementare! Jeta dehumanizohet! Dehumanizimi mund të pengohet nëse nuk do të lejohen të bëhet luftërat për kapriciozitetin e udhëheqësve ! Udhëheqësi kapricioz bëhet diktator i institucionalizuar i cili egoizmin personal e lidh me patriotizmin! Patriotizmi i këtillë bëhet jobindës me zgjatjen e luftës , e cila bëhet e pa arsyeshme! Masat orvaten të mbijetojnë në rrjedhën e ngjarjeve të pakuptueshme të cilat ndërtohet sipas interesave të dikujt! Lufta e nxjerr në dritë modelin e tipit të udhëheqësit etnocentrik, grabitçar që është “boshti” antropologjik i njeriut pa ndjenja! Politikanët bëhen lojtarët kryesor që e kanë menduar diplomacinë, për ta bër punën e tyre më spektakulare ! Diplomat i mirë është ai, kur i bind të tjerët se asnjëherë nuk gabon, edhe kur gabimet i ka aparente! Nga lufta aktuale njerëzit janë në delimë permanente çfarë vendimi të marrin mëngjezin e nesërm nëse nuk do të ketë miell dhe vaj, punë dhe siguri, si do ti mbijetojnë ngjarjet e furishme ! Lufta sjell viktima, viktimat sjellin pikëllim, pikëllimi e shkatëron shpirtin e popullit, që bëhet vorbulla e telasheve të reja! Bota historikisht është në fazën e kapitalizmit digjital,në shekullin 21, por nga ana civilizuese është ende në”fazë primitive”, lufton për shkatërim në vend që të luftoj për ndërtim,e përkrah regresin në vend të progresit! Në shekullin 21, njerëzit mësuan se ende ka diçka animale në natyrën e tyre!