
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se Kombet e Bashkuara nuk do të dorëzohen dhe se ai dëshiron paqen në Ukrainë, në përputhje me kartën e OKB-së.
“Ukraina ka nevojë dhe meriton angazhimin dhe mbështetjen e plotë”, është shprehur ai.
Rusia vazhdon të paralajmërojë Perëndimin se po provokon një luftë Botërore duke i ofruar Ukrainës pajisje ushtarake.
I pyetur për një Luftë të Tretë Botërore Guterres u shpreh se një “luftë e tillë është e paimagjinueshme.
Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë të pamundur shpërthimin e Luftës së Tretë Bërthamore”.