VËLLEZËTI VESELI BIZNESMENË TË DALLUAR NË NJU XHERZI
Familja Veseli është me prejardhje nga fshati Pohum i rrethit të Stugës. Pohumi është një fshat malor. Banorët e këtij katundi në të kaluarën kryesisht merreshin me blegtori e më pak me bujqësi. Tokat e rrafshta të pakta i detyronin fshatarët që të merrnin botën në sy. Vëllezërit Abip, Adi dhe Nuhi Veseli që në rininë e hershme të tyre u detyruan të niseshin në kurbet në fillim në Evropë e që më vonë përfundimisht të vendoseshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ardhja e tyre në Amerikë nuk ishte e lehtë, si shumë emigrantë edhe ata në fillim u ballafaquan me problemet që e shoqërojnë çdo emigrant në fillim në tokën e premtuar. Mosnjohja e gjuhës në radhë të parë e vështirësitë për të gjetur punë, pa njohjen e gjuhës nuk u jepej mundësu]ia që të zgjedhnin punën! Abip Vesli lindi më 27 prill të viti 1962 në Pohum të Strugës. Vjen nga një familje që merrej kryesisht me blegtori e bujqësi. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes ndërsa tetëvjeçaren në fshatin Misllodezhdë. Shkollën e mesme, drejtimin e gjimnazit e kreu në qytetin piktoresk të Strugës. Në gjimnazin “Vëllezërit Miladinovci” nga viti 1981 menjëherë pas ngjarjeve revolucionare në Kosovë, filloi diferencimi famëkeq, të dy vëllezërit Abipi dhe Adiu që si nxënës e përjetuan presionin politik në atdheun e tyre që iu bëhej profesorëve të tyre deri me largim nga puna. Këto ngjarje lanë gjurmë të pashlyera në vetëdijen e të dy të rinjve e që do t’ i shoqërojnë për tërë jetën edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vëllezërit Veseli në Amerikë ishin aktivë në të gjitha demonstratat dhe protestat për të drejtat e shqiptarëve në ish Jugosllavi dhe për çlirimin e Kosovës, gjë që mundi nuk u shkoi kot, të gjitha përpjekjet, sakrificat dhe ndihmat e pakursyera për Kosovën e për Maqedoninë, u kurorëzua me sukses - Kosova fitoi lirinë në vitin 1999. Abipi pasi e kryen gjimnazin “Vëllezërit Miladinovci” në vitin 1982, në lulen e rinisë, lëshon vendlindjen e tij, për të shijuar bukën e hidhur të kurbetit, shkon në Zvicër, këtu rri vetëm pak, nga Zvicra shkon në Slloveni, për një vit e gjysmë punon në ndërtimtari në Lubjanë, Kranjë, dhe në Maribor. Nga Sllovenia shkon në Gjermani, në qytetin e Dortmundit dhe Gumezbahut qëndron vetëm tre muaj, pasi kthehet në vendlindje, si shumë bashkëqytetarë të tij vendos të kapërcejë Oqeanin Atlantik. Në vitin 1985 niset për në Meksikë. Nga Meksika kalon kufirin meksikano-amerikan dhe për herë të parë vendoset në qytetin Paterson të Nju Xherzit. Aty ku ishin koncentruar struganët që nga viti 1968. Në paterson sistemohet te Aqif Alla, te djali i hallës së tij. Aqifie pret ngrohtësisht. Gjen punë në restorant, në fillim si pjatalarës pastaj i mëson të gjitha punët e kuzhinës. Më pas fillon të punojë si kamarier e më vonë udhëheqës - menaxher për gjashtë vjet rresht. Më 1994, pas gjashtë vitesh vendos të hapë “Mezalunën” restorantin e tij të parë në Glenrok. Më 2001 të dy vëllezërit Abipi dhe Adiu hapin restorantin “Mezaluna” në qytetin e Spartës, të cilin e mbajnë për ca kohë dhe vendosin që ta shesin. Tani blejnë restorantin “Mezanote” në Ferllon. Më 3 maj të viti 2004 shkojnë në Allendel, aty e hapin restorantin “Mezaluna 2”. Pas shtatë vitesh e hapin restorantin “Mezaluna 3”. Në vitin 2011 e hapin restorantin “Allendale Szek Haus”. Në vitin 2015e blejnë “Toskana Pica”. Më 2018 e hapin “Alendel Corne Cofe”. Vetëm në 100 metra katrorë katër retorante. Ata kanë 40 punëtorë. Ky është biznesi i suksesshëm i vëllezërve Veseli. Adi Veseli lindi 09.07. 1966 në Pohum të Strugës. Shkollën fillore e mbaroi në Pohum ndërsa tetëvjeçaren e kreu në fshatin fqinj, në Misllodezhdë. Shkollën e mesme e kreu në qytetin e Strugës. Që në shkollë të mesme njohu dhe përjetoi shtypjen e pushtetit jugosllav. Dretori i shkollës hynte në për Adiu ndoqi mësimin në klasat e ashtu quajtura të përziera, në klasë kishte vetëm një maqedonas dhe tridhjetë nxënës shqiptarë, mësimi zhvillohej në gjuhën maqedonase. Ja këto ishin paralele ishin pjellë e regjimit jugosllav. Drejtori i shkollës hynte nëpër klasa dhe iu kërcënohej nxënësve: “Juve e doni Enverin, shkoni në Shqipëri!”. Pasi e kryen shkollën e mesme Adiu shkon të punojë në Slloveni. Gjen punë në ndërtimtari. Në slloveni punoi një vit. Më 1985, Adiu do të niset për në Meksikë, kështu ai do të ndjekë gjurmët e vëllait më të madh Abipit i cili kishte tre muaj që kishte shkuar në tokën e premtuar, në Amerikë. Me të hyrë në Amerikë drejtohet në Detroit, atje punon për dymbëdhjetë vjet në restorant si kuzhinier. Më 1997 kthehet në shtetin e Nju Xherzit. Pasi kthehet në Nju Xherzi punon si shef kuzhine te restoranti “Mezaluna” te restoranti i të vëllait, Abipit. Pas tre vitesh, të dy vëllezërit bashkëpunojnë në blerjen e restoranteve të tjerë siç u theksua më lartë. Mirë thotë ekonomisti ynë i shquar Mitrush Kuteli: “Kapitali i vjetër, kërkon kapitalin e ri”, ata pa e ditur këtë thënie të Mitrushit, por nga përvoja jetësore më 2013 hapin kompanin e ambulancave në Nju Xherzi me emrin “Rapit Care”. Adiu dhe i vëllai Abipi janë anëtarë dhe shumë aktivë të Lobit të Diogardit “Albanian American Civile League”. Vlen të theksohet se Adi Veseli është i dhënë pas artit, shkencës dhe kulturës shqiptare në SHBA. Ai është mbështetës dhe sponsor kryesor i bashkëshortes së tij, shkrimtares Sabije Veseli. Adiu merr pjesë në të gjitha aktivitetet kulturore që mbahen në Nju Xherzi, Nju Jork, Kenerikë etj. Më 21 prill 2022, Adiu bashkë me Sabijen ishin pjesëmarrës në panairin e librit në Kaliforni, në këtë panair Sabija kishte tendën e saj. Vëllezërit Veseli janë ndër biznesmenët më të suksesshëm në Nju Xherzi.