
Gjatë ditës së sotme kanë reaguar nga LSDM, në lidhje me mos mbështetjen e marrëveshjes mes SASHK-ut dhe Qeverisë nga vet anëtaret e SASHK-ut. Nga atje vlerësojnë se vendimi i SASHK-ut për vazhdimin e grevës në arsim është realizim i një agjende të caktuar politike të disa anëtarëve të ngushtë të SAShK-ut. Ata thonë se një veprim i tillë po i lë nxënësit jashtë shkollave.
Deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijel, ka deklaruar se është egoiste, e palejueshme dhe e papërgjegjshme që nxënësit të jenë 10 ditë jashtë shkollës vetëm për shkak të agjendave politike personale të individëve nga kryesia e SASHK-ut. “E drejta e fëmijëve për arsim është e garantuar me kushtetutë dhe nuk duhet lejuar të rrezikohet për shkak të agjendës së tyre politike. Shteti dhe institucionet e kanë detyrimin të sigurojnë vazhdimësinë e mësimit, plotësimin e plotë të kurikulave në shkolla dhe këtë do ta bëjnë”, deklaroi ajo.