
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri ka vizituar Kievin në muajin e tretë të agresionit rus në Ukrainë.
Xhaferri është shfaqur i shoqëruar nga stafi i tij i afërt i veshur me anti-plumb.
Ai thekson se vizita në Kiev është bërë me ftesë të homologut ukrainas Rusllan Stefançuk.
“Sot, me ftesë të homologut tim Stefançuk jam në vizitë në Kiev. I vizitova Irpinin dhe Hostomelin.
Lufta mban aromë tjetër në vendngjarje ndryshe nga ajo në fotografi. Qetësia është ndryshe në zonat luftarake”, shkruan ai.