
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebrejesus, u bëri thirrje sot të gjitha vendeve që të mos qetësohen për çështjen e COVID-19, duke theksuar se për shkak të numrit të vogël të testeve, nuk shihet se si po përhapet virusi.
“Ndërsa shumë vende reduktojnë testimin, OBSH po merr gjithnjë e më pak informacion mbi transmetimin dhe sekuencën,” tha Tedros në një konferencë shtypi në Gjenevë.
“Kjo na bën të gjithëve të verbër ndaj modeleve të transmetimit dhe evolucionit,” shtoi ai.