Pesë stacione treni në Ukrainë janë bombarduar nga rusët vetëm ditën e fundit.
Njoftimin e ka bërë kreu i Hekurudhave të Ukrainës i cili ka deklaruar se pesë stacionet e trenit në Ukrainën qendrore dhe perëndimore janë bombarduar mëngjesin e sotëm.
Alexander Kamyshin tha se nga sulmet ka edhe viktima, por deri më tani nuk dihet numri i saktë i tyre.
Ai shtoi se të gjitha sulmet ndodhën brenda një ore, duke bërë që 16 trena pasagjerësh janë vonuar.
“Pesë stacione hekurudhore u bombarduan gjatë një ore sot në mëngjes. Mbi 16 trena u vonuan. Raportohen edhe për viktima, detaje më vonë. Rusët vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës”, tha ai, shkruan abcnews.
Kjo nuk është hera e parë që stacionet e trenave janë vënë në shënjestër që nga shpërthimi i luftës me Rusinë në fund të shkurtit.
Më herët në prill, të paktën 50 persona, duke përfshirë pesë fëmijë, u vranë pasi forcat ruse kryen një sulm me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk.
Stacioni në Ukrainën lindore po përdorej nga civilë që përpiqeshin të largoheshin nga lufta.