
Iftar për 200 persona në fshatin Ladorisht
Sonte (24.04.2022) myftiu i Strugës Salim ef. Sulejmani i shoqëruar nga hoxhallarë të Strugës morri pjesë në iftarin tradicional të organizuar nga këshilli i xhamisë Ladorisht.
Mirënjohje edhe për hoxhallarët Adi ef. Murtishi dhe Arben ef Jusufi për organizimin e këtij iftari të bekuar.
Në duan – lutjen e bërë përkujtuam të vdekurit tanë, në veçanti vëllaun tonë, rahmetliun Amit Merko i cili derisa ishte gjallë ishte në krye të organizimit të këtyre iftareve të përbashkëta.
Zoti na i pranoftë adhurimet dhe veprat e mira.
Amin








