
Luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përqendruar në lindje, pasi disa ditë më parë forcat e Moskës u tërhoqën nga Kievi. Mariupoli, porti strategjik i Ukrainës është kthyer në betejë për “jetë a vdekje”.
Prej javësh qyteti i rrethuar është nën bombardimin e vazhdueshëm rus. Lufta thuajse e ka kthyer në një qytet fantazmë. Gjithçka duket e shkatërruar, shkruan abcnews.al.
Ndërsa bastioni i fundit i ukrainasve është fabrika e çelikut Azovstal. Në fabrikë strehohen rreth 1 mijë banorë. Në të ndodhen gjithashtu edhe ushtarët ukrainas të mbetur në qytet. Kjo zonë, shumë pranë portit është ende e kontrolluar nga ukrainasit, ndërsa situata është tepër e vështirë.
BBC sjell disa foto të fundit nga Mariupoli, ku çdo gjë duket e shkatërruar:





